JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR

 Mbreteria e ujit

 Shkodra si Venecia

KQZ hap kutitë e njësisë 5

May 22, 2011
E diela s’ishte ditë pushimi për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Anëtarët e këtij komisioni kanë vazhduar punën me intensitet të plotë, duke shqyrtuar fillimisht ankimimet e forcave politike, teksa në sallën e mbledhjeve plenare, mbërrinte furishëm, zëri protestuesve socialistë jashtë ambjenteve të Pallatit të Kongreseve.                                                                                                                    Dy prej tre ankimimeve të shqyrtuara gjatë paradites janë shpallur si të pabazuara në ligj dhe me mungesa të provave për të hetuar pretendimet e palëve. 

Ndërsa ankimimi i tretë nga Partia Socialiste, nuk mori dritën jeshile për t’ju nënshtruar hetimit pasi nuk u arrit kuorumi nevojshëm. 

Kur të gjithë mendonin se kishin mbetur edhe 8 kuti për t’u hapur në KQZ kryetari Arben Ristani pak përpara një pushimi ndërmjet mbledhjeve, e rrëzoi këtë pritshmëri. 

Zoti Ristani deklaroi se janë zbuluar të dhëna shtesë  që sygjerojnë se janë kuti të tjera që duhet të shqyrtohen në të cilat janë hedhur gabimisht fletë votimi. 

Zyra e shtypit e KQZ-së vuri në dispozicion të medias një listë në të cilën janë shënuar 27 kutitë e tjera nga KZAZ numër 49 e njësisë numër 5, që do të hapen në të cilat sipas KQZ-së ndodhen 80 vota të hedhura gabimisht, packa se janë shënuar si të kontestuara dhe të shpalluara si të pavlefshme nga grupet e numërimit dhe vetë KZAZ.

Deri në orën 15:50 kur përfundoi mbledhja paradites u hapën edhe 10 kuti prej të cilave 6 vota iu shtuan kandidatit Lulzim Basha po aq kandidatit Edi Rama dhe një Hysni Milloshit. 

Vota iu shtuan edhe subjekteve politike, që garonin për këshillin bashkiak, dhe këshillin e minibashkive, për të cilat fletëvotimet ishin hedhur në kutitë e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. 

Sikurse në ditët e shkuara juristët e Partisë Socialiste dhe anëtarët e majtë në KQZ përsëritën akuzat për Arben Ristanin.

Pavarësisht këtyre akuzave zoti Ristani ka vijuar i qetë urdhërimin e hapjeve të kutive të tjera dhe ndryshim e rezultatit në tabelën përfundimtare të c’do kutie të firmosur nga anëtarët e grupeve të numërimit përfshi ata të KZAZ-ve përkatëse. 

Nërsa përfaqësuesit demokratë përshëndetën vendimin për numërin e cdo vote. 

KQZ ka shqyrtuar 113 kuti duke ndryshuar rezultatin e  Tiranës, me  170 vota plus për kandidatin Lulzim Basha, 81 vota për kandidatin Edi Rama dhe 3 vota Hysni Milloshit. 

Mledhja e pasdites ka nisur përsëri me shqyrtimin e ankimimeve, ndërsa jashtë u rigrumbulluan sërish deputetë e protestues të opozitës.
 

Irlandë, gati buxheti më i fortë në histori

December 7, 2010
Republika Irlandeze po bëhet gati të publikojë më shumë detaje rreth buxhetit të saj të ashpër anti-krizë. Ministri i Financave, Brian Lenihan po planifikon ta nisë atë me 6 miliardë euro kursim nga shkurtimi i shpenzimeve, në kuadër të buxhetit më të fortë të historisë së vendit. Ky veprim është pjesë e një marrëveshjeje për të siguruar 85 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por pozita e dobët e partisë në pushtet ...
Continue reading...
 

Wikileaks zbulon planin për rajonin Balltik

December 7, 2010

SHBA dhe NATO kanë hartuar një sërë planesh për të mbrojtur vendet e rajonit Balltik nga Rusia. Kështu thotë një dokument i fundit i publikuar nga Wikileaks. Dokumentat, e publikuara në të përditshmen “The Guardian”, zbulojnë plane për të zgjeruar strategjinë e mbrojtjes duke përfshirë përvec Polonisë edhe Estoninë, Latvinë dhe Lituaninë. Wikileaks vazhdon të publikojë qindra dokumente diplomatike, duke acaruar gjithmonë e më shumë qeverinë e Shteteve të Ba...

Continue reading...
 

Afganistani, Britania: Tërheqja në 2011-ën

December 7, 2010

Gjatë një vizite surprizë në Afganistan, kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se tërheqja e trupave mund të fillojë vitin e ardhshëm. Cameron nuk u ka vënë rëndësi kritikave të SHBA dhe Afganistanit ndaj trupave britanike, të publikuara në Wikileaks, duke u shprehur se ato nuk janë të vërteta. Cameron do të takohet në provincën afgane të Helmandit me kontigjentin britanik, ndërkohë që më vonë gjatë ditës do të shihet me presidentin Hamid Karzai. K...

Continue reading...
 

Shkodra ende njësh me ujin

December 5, 2010

Ndërsa situata duket se ka nisur të përmisohet pasi ka ulje të shkarkimeve nga hidrocentralet, në mëngjezin e sotëm Shkodra është gdhirë duke u lutur. Arqipeshkvia e Shkodrës meshën e sotme ia ka kushtuae lutjeve ndaj Zotit për shpëtimin e Shkodrës nga përmbytjet dhe i është drejtuar njerëzve që të tregohen humanitarë e të mos u marrin lekë për të transportuar me varka. Ndërsa e gjithë Shkodra po mban sytë nga uji, një dritë shprese duket se ka bërë optimist ...

Continue reading...
 

Prurjet maksimale, shkarkimet vazhdojnë

December 4, 2010

Prurjet në kaskadën e Drinit janë rritur edhe më shumë gjatë paradites duke mos dhënë shpresë për një përmirësim të situatës. Sipas të dhënave më të fundit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare në liqenin e Fierzës prurjet e ujit kanë arritur në mesditë në 1600 metër kub në sekondë. Niveli i ujit në hidrocentralin më të madh në vend ndodhet në pikën kritike 290.85 metër dhe vijon të rritet me 2 centimetër në orë. KESH po shkarkon nga Fierza për...

Continue reading...
 

Përmbytjet, zgjerohet harta

December 4, 2010

Reshjet e shiut që nuk kanë ndalur për disa ditë kanë zgjeruar hartën e përmbytjeve pothuaj në të gjithë vendin. Zona me problematike mbetet qyteti i Shkodres dhe fusha e Nenshkodres. Sipas te dhenave me te fundit nga Grupi i Emergjences deri tani jane evakuuar nga kjo zone rreth 9000 mije persona. Nderkohe qe eshte arritur qe ne cdo fshat ku ka ende njerez te stacionohet nga nje mjek dhe nje infermier. Operacionet e evakuimit dhe te banoreve dhe dhenia e ndihmes emergjente shende...

Continue reading...
 

Klinton në Kazakistan në mes të “stuhisë” Wikileaks

November 30, 2010

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton mbërriti ditën e martë në Astana të Kazakistanit duke nisur turin katër ditor që përveç Kazakistanit do të përfshijë vizita zyrtare në Republikën e Kirkizit, Uzbekistan dhe Bahrein. Turi i shefes së diplomacisë amerikane mbërrin në një moment kur të gjitha mediat flasin për skandalin e publikimit të materialeve sekretet të Departamentit të Shtetit, ku Klinton rezulton e implikuar me urdhërin për spiunimin e anëtarëve të Këshi...

Continue reading...
 

Wikileaks, Francezët: Shqipëria e mori lehtë NATO-n

November 30, 2010

Dokumenti i parë ku përmendet Shqipëria, shkarazi, nuk është një telegram i ambasadës amerikane në Tiranë, por një telegram i ambasadës amerikane në Paris. Dokumenti referon takimin e zëvendës asistentit për cështjet e sigurisë kombëtare të zv-Presidentit Dick Cheney me këshilltarët për cështjet strategjike të presidentit Sarkozy dhe ministrit të jashtëm Kouchner. Takimi është zhvilluar më 16 janar 2008, pra rreth tre muaj përpara se Shqipëria të merrte ftesë...

Continue reading...
 

Assange: Skandali në Shqipëri

November 30, 2010

Mes shumë industrive në shenjestrën e Julien Assange është edhe ajo e energjisë. Në intervistën e publikuar nga Forbes, themeluesi i Wikileaks flet për një sërë skandalesh, një prej të cilëve, sipas tij ka ndodhur edhe në Shqipëri. Nuk ka data, emra, por Assange flet për luftën mes dy kompanive të naftës, njëra prej të cilave përkrahej nga qeveria shqiptare. “Një shembull. Nisi me diçka që ne e publikuam vitin e kaluar, një çështje terësisht interesante që ...

Continue reading...
 

Blogroll

Categories

Translate This Page

 Ceremoni per World Aids Day ne Sydney

 Antimateria dhe kurioziteti shkencor i njeriut

 Japoni, ja cfare ndodh ne nje seance parlamentare

 Kryeministri ia merr nje sy gjume

 Nepal, femijet i hiqen me sukses pjeset e teperta

 Meksikë, ankand me bizhuteritë e narkotrafikantëve

Contact Us

 

This free website was made using Yola.

No HTML skills required. Build your website in minutes.

Go to www.yola.com and sign up today!

Make a free website with Yola