grate me te fuqishme ne bisnez ![]() Klasifikimi i menaxhereve, i stiluar çdo vit nga e përditshmja financiare angleze, “Financial Times”, tregon për ngjitjen gjithmonë e më të shpejtë të indianeve, kinezeve dhe amerikaneve. Indra Nooyi, administratore e deleguar e kompanisë “Pepsi”, konfirmohet gruaja më e fuqishme në botën e biznesit, e ndjekur nga Andrea Jung e grupit të produkteve kozmetike “Avon”. Pas tyre renditen turkja Guler Sabanci e “Sabanci Group” dhe Irene Rosenfeld e “Kraft Foods”. Në top-listën që hartohet çdo vit nga “Financial Times”, Azia dhe ShBA konfirmohen si vende të jashtëzakonshme për “ngjitjen” e grave biznesmene. E vetmja italiane në listën e 50 të parave është Emma Marcegaglia, numri një i grupit “Marcegaglia” dhe presidentja e konfindustrisë italiane, që renditet në vendin e 29-të. Tre italiane të tjera shfaqen në listën alternative të femrave menaxhere të kompanive të mëdha, por që nuk kanë detyrën e drejtuesit. Bëhet fjalë për Daniela Ricardi-n, administratoren e deleguar të “Diesel”; Monica Mondardini-n të grupit editorial “L'Espresso” dhe Patrizia Grieco të “Olivetti”-t. Italia, sipas asaj që shkruan “Financial Times”, është pas Gjermanisë, vendi që u ofron më pak hapësirë grave menaxhere në krye të kompanive gjigande. “Gjithmonë e më shumë gra ulen sot në këshillat administrativë të kompanive të të gjithë botës. Duke parë pengesat që shumë prej tyre u është dashur për të arritur pozicione të rëndësishme dhe duke parë diferencën që prania e tyre po bën në botën e biznesit, vetëm suksesi i tyre është motiv për t’u festuar. Në të njëjtën kohë, rëndësia e tyre ushqen aspiratat e miliona grave dhe vajzave që e shohin veten si lidere të së ardhmes”, shkruan “Financial Times”. “Gjithsesi, shton e përditshmja britanike, duhet të kemi parasysh se në këtë botë që dominohet nga meshkujt në postet drejtuese, administratoret e deleguara të listës sonë përfaqësojnë një pakicë avangardë”. E vetmja italiane, Emma Marcegaglia, është njëkohësisht edhe e para grua që mban detyrën e presidentes së konfindustrisë në 100 vitet e krijimit. Ajo ka qenë një nga kritikueset më të mëdha të qeverisë “Berluskoni”, që ka kërkuar reforma politike dhe ekonomike. Pothuajse të gjitha gratë e listës, shton “Financial Times”, tregojnë se aftësia më e madhe menaxheriale qëndron në zgjedhjen e personave të duhur. Për më tepër, “Financial Times” vë në dukjen “ngjitjen” gjithmonë e më lart të Kinës me Dong Mingzhu të “Gree Electric”, të pozicionuar në vendin e pestë; Cheung Yan e “Nine Dragons Papar” në vendin e nëntë dhe Wu Yajun, një nga gratë më të fuqishme të Kinës, në vendin e 47-të. 50 gratë janë zgjedhur në bazë të kohëzgjatjes dhe rezultateve të arritura në punën e tyre. Gjykimi është dhënë duke mbajtur parasysh faktorë të ndryshëm, mes të cilëve të dhënat biografike, madhësinë dhe kompleksitetin e kompanisë, përveçse shpirtin luftarak të garës. 3-shja e podit Indra Nooyi Në kompaninë “Pepsi” është ajo që thotë fjalën e fundit. Kur ishte e vogël thoshte çdo mbrëmje se çfarë dëshironte të bëhej kur të rritej. Ishte e ëma që e detyronte të bënte diçka të tillë. Në garë ishte edhe motra e saj dhe mamaja në fund u jepte si shpërblim nga një copë çokollatë. Për Indra Nooyi-n ai çmim “përfaqësonte” një copëz besimi. Kur ishte studente, Indra, me origjinë indiane, ishte liderja e një grupi të muzikës rrok. Grumbulloi lekët pak nga pak dhe u transferua në ShBA, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Yales. Emri Indra Nooyi është sinonim i suksesit. Ishte pikërisht ajo që drejtoi një kompani si “Pepsi” gjatë një prej periudhave më të vështira të historisë, falë shpirtit të iniciativës, guximit për të përballuar rrezikun dhe përgjegjësisë në zgjedhjet e saj. Por emri i saj është edhe sinonim i humanizmit dhe “vlerave autentike”, siç shkruan një gazetë indiane. Falë këtij kombinimi është bërë një shembull në Indi, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Andrea Jung E ashpër me veten dhe e sjellshme me të tjerët. Kjo është Andrea Jung e “Avon”-it. Këshilla më e mirë që ka marrë ndonjëherë ka qenë: “Mendo sikur të largojnë nga puna, por gjej gjithë energjinë për të rifilluar”. Këtë i kishte thënë një miku i saj kur “Avon” po kalonte një periudhë krize. “Të gjithë të duan, por nëse nuk ndryshon situatën, mund të të largojnë nga puna. Vepro sikur të kanë pushuar nga puna dhe kthehu sikur të kanë thirrur me përgjegjësinë për të shpëtuar kompaninë”, janë fjalët që zonja Jung i mban mend mirë që nga viti 2005, kur ia thanë. Në fakt, kur Andrea Jung nisi të punonte shumë, kompania filloi sërish ta merrte veten. Iu desh të luftonte dhe të mendonte mirë për shumë situata, tregon ajo. Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë. Megjithatë, ambicia e ka bërë që të ecë kaq larg: me origjinë kineze, Andrea u diplomua shkëlqyeshëm në Universitetin e Princeton. Në fillim ishte një nga më të rejat e kompanisë. Për pesë herë radhazi “Forbes” e ka renditur Jung mes 50 grave më të fuqishme të botës. Guler Sabanci Guler cilësohet si gruaja e rekordeve, që njihet nga e gjithë bota. Është administratorja e deleguar e “Sabanci Group”, aglomerati i dytë industrial dhe financiar më i madh në Turqi. Rreth 48 mijë punëtorë dhe 70 shoqëri që mbulojnë fusha të ndryshme të biznesit: nga bankat te makinat, nga tekstilet te hotelet. “Perandoria” e nisur nga gjyshi i Guler, Haci Omer Sabanci, nisi me një kompani të vogël pambuku të ngritur me paratë e fituara në plantacionet e pambukut. Që atëherë, nga një vit në tjetrin “Sabanci Grup” është rritur me hapa gjigandë. E lindur në vitin 1955 në Stamboll, Guler Sabanci ka studiuar në “TED Ankara College” dhe më vonë u diplomua për administrim biznesi në Universitetin Boğaziçi të Stambollit. ![]() Sipas një studimi britanik, gjashtë të rritur në dhjetë navigojnë në internet, në vend që t’i drejtohen mjekut kur kanë ndonjë shqetësim. Sot të gjithë kërkojnë informacione për shëndetin në internet, pa e ditur se sa e rrezikshme është.
Simptomat virtuale të të sëmurëve imagjinarë
Doktor Interneti të pret gjithmonë. Sa herë që dëshirojmë, ai është gati të na japë përgjigjet e pyetjeve që na mundojnë. Mbi të gjitha, për çdo lloj argumenti të tipit mjekësor: nga tumoret te krizat e panikut, nga dietat për t’u dobësuar e deri te sëmundje më të rralla. Sajte, cacte, forume, bloge të ofrojnë sot një informacion pa kufi për patologjitë e zakonshme dhe jo vetëm. Por, sipas specialistëve, kjo tendencë është “parajsa” e vërtetë për hipokondriakët, personat që kanë frikë nga sëmundjet.
Më të fiksuarit janë pagëzuar me emrin “cyberkondriak” dhe janë pikërisht ata në kërkim të lajmeve për t’u siguruar rreh simptomave apo patologjive që kanë. Në Itali, për shembull, populli i “gjuetarëve” që kërkon vazhdimisht informacione shëndetësore në internet numëron 16.6 milionë persona. Sipas statistikave, 34 për qind e 23 milionë përdoruesve të internetit futen në rrjet për të gjetur dhe lexuar të dhëna mjekësore. Por jo vetëm kaq, për 18 për qind të tyre, interneti përfaqëson burimin e parë në këtë fushë. Sipas mjekëve, “tjetër gjë është të kërkosh lajme mbi një sëmundje nga e cila vuan ai apo ndonjë familjar, dhe tjetër gjë është kur çdo simptomë që ai ka i shkakton ndjesinë e ankthit. Këta të fundit janë në minorancë, e nuk bëhet fjalë për persona hipokondriakë, por për njerëz të prekur nga një shqetësim që shkon përtej mjetit përmes të cilit manifestohet”.
Për mjekët, kjo minorancë nuk shkon më shumë se 1 për qind e naviguesve. Të drejtë mjekëve u japin edhe statistikat e “Google”, që tani ofrojnë një panoramë më të gjerë mbi atë që kërkojnë të lexojnë më shumë në rrjet përdoruesit. Kështu zbulohet se nga pjesa më e madhe e europianëve, për këtë muaj, artikujt që kërkonin më shumë në internet ishin ata që lidheshin me tumorin, si atë të gjirit, ashtu edhe atë të zorrës së trashë. "Rezultatet tregojnë se ekziston një lidhje e qartë mes internetit dhe jetës së përditshme.
Me më shumë se një milion kërkime në motorin e kërkimit “Google”, kemi arritur në përfundimin se disa tipologji kërkimi kanë prirjen të përsëriten në periudha të caktuara të vitit në fushën e shëndetit, si për shembull në kohën e rënies së virusit të gripit”, tregojnë drejtuesit e kompanisë “Google”. Kjo ishte një shtesë që kjo kompani nxori, “Flu trends”, një instrument i ri i “Google”, për momentin i disponueshëm vetëm në disa vende.
“Ai është në gjendje të ofrojë informacione në kohë reale mbi shpërndarjen e influencave dhe pandemive. ‘Flu trends’ analizon të dhënat e kërkimeve në ‘Google’ për tema të lidhura me gripin dhe sëmundjet dhe i krahason me ato të dala nga entet publike që marrin pjesë në projekt”. Por popullsia e hipokondriakëve të internetit po fiton gjithmonë e më shumë terren: në Britaninë e Madhe, për shembull, një studim i fundit, bërë nga shoqëria “Engage Mutual”, ka treguar se gjashtë persona në dhjetë navigojnë në internet, në vend që t’i drejtohen mjekut kur kanë ndonjë shqetësim. Për më tepër, gjysma e tyre bindet plotësisht se janë të sëmurë rëndë. Sipas Giuseppe Lavenia, docent i psikologjisë në Universitetin e Urbinos dhe ekspert i vartësive të ndryshme, “vëmendja maniake për kujdesin ndaj trupit dhe shëndetit në kohën e internetit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar hipokondrinë në masë.
Janë me qindra informacionet që këta njerëz kërkojnë, pasi duke kërkuar të sigurohen bëhen maniakë pas asaj që lexojnë. Bëhet fjalë për një shqetësim të vjetër, por që në kohët e internetit ka marrë përmasa të reja dhe shumë herë më të mëdha. Ky lloj fenomeni verifikohet kur merr shumë informacion për një çështje të caktuar dhe nuk di kë të zgjedhësh, apo ku ta përqendrosh vëmendjen. Ajo e uebit nuk mund të përcaktohet një lloj hipokondrie klasike. Bëhet fjalë për një formë të re. Interneti mund të kthehet në përforcues të një shqetësimi që në disa raste mund të gjenerojë një formë psikopatologjike me tipare obsesive-kompulsive”.
Me pak fjalë, mirë është të navigosh, por pa e ekzagjeruar. Kjo nënvizohet edhe nga “Microsoft”, që ka bërë një studim për ankthet që gjenerohen nga kërkimi në internet i temave për shëndetin. Shpesh përdoruesit ndalen të lexojnë faqet e para që dalin pasi kërkojnë dhe pasi i përpunojnë, arrijnë të frikësohen duke menduar se çdo lloj migrene mund të transformohet në tumor apo se dhimbja e kraharorit është gjithmonë një shenjë e infarktit. Është mirë mos t’i nënvlerësosh simptomat, por mjeku është i vetmi person në gjendje për të vendosur diagnozën.
Nga New York në Sydney për 3 orëNovember 23, 2010Objekti kinez, kopjim i kulles Eiffel ne ParisNovember 23, 2010 | ![]() ![]() Translate This Page Krijim i vecante i stilistes gjeorgjiane Uta Bekaia ![]() Categories |




.jpg)
.jpg)
