sports-tonight
        <description>sports-tonight</description>
Real Madrid, Higuain do të mungojë
Sulmuesi argjentinas i Realit është parë dje duke çaluar në mbërritjen e ekipit të tij në Barcelonë dhe sot nuk ka kaluar dot provat mjekësore.
Higuain mungoi edhe në ndeshjen e mesjavës Ajax-Real Madrid për shkak të një problemi muskular.
Në këtë mënyrë, trajneri i Realit, Jose Mourinho, mendohet se do ta zëvendësojë lojtarin e dëmtuar me sulmuesin francez Karim Benzema, por nuk përjashtohet mundësia që portugezi të fusë nga fillimi i ndeshjes mesfushorin Lass Diarra.
Petrov: Alonso është i paedukuar
Në një intervistë të dhënë për spanjollen ‘Marca’, Petrov mbron qëndrimin e tij në pistë dhe mendon se nuk kishte pse të linte Alonson ta parakalonte.
“Unë po bëja garën time dhe Alonso të tijën. Pilotimi është profesioni im dhe dua ta bëj sa më mirë që është e mundur”, shprehet Petrov.
Pas përfundimit të garës, Alonso i inatosur për titullin që i shpëtoi nga duart, iu afrua makinës së Petrov dhe i tregoi grushtin pilotit rus.
Petrov komentoi kështu gjestin e Alonso: “Kjo tregon që ai është i paedukuar. Unë gjithmonë ndjek një rregull në jetë: nëse jam i zhgënjyer ose i zemëruar, kurrë nuk e tregoj këtë në publik.”</description>
Liverpool, dëmtohet Gerrard
Gerrard u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme miqësore që Anglia luajti ndaj Francës.
Mjeku i Liverpool, Peter Brukner, tha: “Steven u dëmtua dje dhe vizitat e para tregojnë që nuk është një dëmtim i vogël. Mund të qëndrojë pa luajtur për 3 ose 4 javë.”
Gerrard parashikohej të luante vetëm një orë ndaj Francës, por në fakt qëndroi në fushë gati 90 minuta.
“Dje pati disa rrethana të cilat bënë që Gerrard të luante më shumë se sa do të donim ne (stafi i Liverpool) dhe kjo na zhgënjeu paksa. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Tani duhet të punojmë që Gerrard të kthehet sa më shpejt në fushat e lojës”, theksoi Brukner.</description>
Bulku: Fitojmë, pavarësisht mungesave
29-vjeçari që militon në elitën e futbollit kroat me Hajdukun e Splitit ka deklaruar se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për ta fituar këtë ndeshje.
“Besoj se jemi të aftë që ta fitojmë këtë miqësore përballë Maqedonisë, pavarësisht se kemi disa mungesa të rëndësishme. Hapësirat e krijuara mund të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë nga futbollistët që nuk janë aktivizuar shumë, apo të rinjtë që janë afruar, në mënyrë që të tregojnë se mund t’i shërbejnë skuadrës.
Mendoj se disa prej të rinjve që janë grumbulluar në skuadër kanë nivelin e duhur dhe e meritojnë t’u jepen shanse me fanellën kuqezi”, deklaroi Bulku.
“Luajmë përballë një kundërshtari që imponon respekt për atë që ka treguar së fundmi dhe e kemi vlerësuar sfidën maksimalisht. Dëshirojmë ta mbyllim në mënyrë të mirë vitin 2010, por edhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, pasi kjo ndeshje shërben edhe si një test për të parë gjendjen e ekipit dhe për të bërë riparimet e nevojshme në kuadër të kualifikueseve të Euro 2012”.
Sipas mesfushorit me tipare mbrojtëse, fakti që Shqipëria do të luajë për herë të parë në Korçë, mund të shërbejë si një motivim ekstra për të mos i zhgënjyer tifozët, të cilët pritet të jenë të shumtë në numër. Bulku shtoi: “Fakti që do të luajmë në një stadium të rikonstruktuar dhe në një fushë ku përfaqësuesja nuk ka luajtur më parë, na emocionon disi. Jemi të vetëdijshëm që publiku do të jetë mjaft i zjarrtë dhe do të na mbështesë në mënyrë të jashtëzakonshme: kjo do të jetë një shtysë më tepër që të mos i zhgënjejmë”.</description>
Bizhdili në polici, goditi me tavëll duhani arbitrin
Takimi i zhvilluar të premten në fushën e Laçit ka përfunduar me fitoren 1-0 të vendasve, falë një goli të realizuar nga Shazivari në minutat shtesë. Kreu i klubit kavajas është nervozuar tej mase me gjyqtarin dhe i ka lëshuar një tavëll, e cilas sipas Federatës, e ka dëmtuar lehtë arbitrin Sino në pjesën poshtë syrit. 
Ndërkohë, Bizhdili mësohet se ka nxjerrë edhe një armë, por një gjë e tillë është mohuar nga policia. Kjo e fundit, në dy deklarata kontradiktore të saj, shkruan se presidenti i Besës ka përdorur celular, ndërsa më pas e korrigjon duke thënë se ka qenë tavëll duhani. Por, pavarësisht kësaj, forcat e rendit e kanë shoqëruar në rajon presidentin e Besës, i cili më pas në mënyrë të habitshme është lënë i lirë. 
Pretendimet e Bizhdilit kanë qenë për arbitrimin e bërë nga gjyqtari Sino në Laç, por sidomos për minutat e shumta shtesë të dhëna prej tij. Tre sezone më parë, Bizhdili goditi me këpucë gjyqtarin Bardhyl Pashaj në përfundim të ndeshjes Besa-Kastrioti.</description>
Seria A, tani komandon Milani
Kreu është përbysur. Lazio ka humbur ndaj Cesenas pas një supergoli të shënuar nga Parolo. Kjo humbje ka ndihnmuar Milanin që ka fituar me palermon 3-1 dhe pas dy vitesh e sheh veten e para në renditje. Pato i cili u dëmtua, Ibrahimoviç me 11-metërsh dhe në fund Robinho, e kanë cuar milanin në vendin e parë. Kuqezinjtë do të shkojnë me moral në derbin me Interin. Por traineri i palermos Delio Rossi është shprehur i pakënaqur me arbitrin, ndërsa Presidenti Zamparini ka kërcënuar se do të shesë Palermon dhe do të largohet nga futbolli. 
Ndërkaq Inter nuk ka mundur ta ruajë avantazhin ndaj Lecces që i dha goli i Militos. Vetëm 3 minuta ka zgjatur gëzimi i zikaltërve pasi Oliveira ka shënuar golin e barazimit. Vendi i Benitez është në rrezik. Pozitat e tij janë të lëkundura dhe nëse nuk fiton në derbi, me shumë mundësi, presidenti Morati do të prishë kontratën me të. Inter tashmë në vendin e katërt i parakalkuar nga Napoli. 
Juventus ka zbritur në vendin e pestë pasi i lejoi Brescias të barazonte me Diamantin vetëm 2 minuta pasi kishte shënuar me Qualiarelan.
Ndërsa roma në vendin e gjashtë pret ndeshjen Parma - Sampdorian duke shpresuar ta ruajë vendin që fitoi pasi mundi Fiorentinën në Olimpico. 
Por renditja do të ndryshojë sërish në fiundjavë. Tre ndeshje direkte: derbi i milanos që si gjithnjë do të jetë ndeshja që do të ketë vemendjen e të gjithëve, Lazio luan kunëdr Napolit, dhe Juventus pret Romës. Të gjithë këto takime luhen të dielën, deri atëherë trainerët e këtyre skuadrave nuk do të flenë të qetë.</description>
Parashikimet për Derbin e Milanos
Sipas traierëve të Serie A, kanë ndeshje do të përfundojë barazim, shohin më shumë ekuilibër mes dy skuadrave, për fatin se inter do të jetë e kujdeshshme që të mos lërë pikë edhe pse milan mund të jetë me e moptivuar pasi qëndron më poshtë në renditje. 
Ndërsa shumica e futbollistëve të pyetur ka thënë se do të fitojë Milan. Për momentin mendojnë se Milan është ekip që është lëshuar i gjithi drejt titullit dhe Ibrahimovic do të jetë futbollisti vendimtar në këtë ndeshje. Nje prej të aketuarve është edhe erjon bogdani i cili ka thënë se që para nisjes së kampionatit ka parashikuar Milanin kampion. 
Edhe gazetarët ish futbollistët dhe opinionistët kanë mendimin se fiton milan pasi është skuadër më në formë për momentin.
Në një mesatare të kompanive ndërkombëtare të basteve rezulton inter fitues. Koeficienti për fitoren e zikaltërve është 2.58, barazimi 3.14 ndërsa fitorja e Milanit 2.77</description>
Vettel: T’i hap rrugë Webberit? Do mendohem
“Nëse je i pari, Webber i dyti dhe Alonso i treti, do i hapje rrugën shokut tënd të ekipit?”
“Kam tre ditë kohë për tu menduar”, është përgjigjur piloti gjerman duke qeshur.
Vettel është i treti në klasifikimin e kampionatit të Formula 1, i shkëputur 15 pikë nga kryesuesi Alonso (Ferrari) dhe 7 pikë nga shoku i ekipit, Mark Webber.</description>
miss
miss albania