Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, një nga aspirantët për fitimin e titullit botëror të Formula 1 e kaloi me shaka pyetjen që ka të bëjë me urdhrat e skuderisë. “Nëse je i pari, Webber i dyti dhe Alonso i treti, do i hapje rrugën shokut tënd të ekipit?” “Kam tre ditë kohë për tu menduar”, është përgjigjur piloti gjerman duke qeshur. Vettel është i treti në klasifikimin e kampionatit të Formula 1, i shkëputur 15 pikë nga kryesuesi Alonso (Ferrari) dhe 7 pikë nga shoku i ekipit, Mark Webber.