Seria A, tani komandon Milani
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Friday, November 12, 2010
Ishte e paralajmëruar: ndeshjet e javës së 11 të serisë a do të ishin delikate për ekipet që zënë vendet e para në renditje. Dhe në fakt ashtu ka rezultuar. Pas ndeshjeve të djeshme që nga vendi i parë deri tek i gjashti skuadrat ndahen nga njëra tjetra vetëm nga një pikë.
Kreu është përbysur. Lazio ka humbur ndaj Cesenas pas një supergoli të shënuar nga Parolo. Kjo humbje ka ndihnmuar Milanin që ka fituar me palermon 3-1 dhe pas dy vitesh e sheh veten e para në renditje. Pato i cili u dëmtua, Ibrahimoviç me 11-metërsh dhe në fund Robinho, e kanë cuar milanin në vendin e parë. Kuqezinjtë do të shkojnë me moral në derbin me Interin. Por traineri i palermos Delio Rossi është shprehur i pakënaqur me arbitrin, ndërsa Presidenti Zamparini ka kërcënuar se do të shesë Palermon dhe do të largohet nga futbolli.
Ndërkaq Inter nuk ka mundur ta ruajë avantazhin ndaj Lecces që i dha goli i Militos. Vetëm 3 minuta ka zgjatur gëzimi i zikaltërve pasi Oliveira ka shënuar golin e barazimit. Vendi i Benitez është në rrezik. Pozitat e tij janë të lëkundura dhe nëse nuk fiton në derbi, me shumë mundësi, presidenti Morati do të prishë kontratën me të. Inter tashmë në vendin e katërt i parakalkuar nga Napoli.
Juventus ka zbritur në vendin e pestë pasi i lejoi Brescias të barazonte me Diamantin vetëm 2 minuta pasi kishte shënuar me Qualiarelan.
Ndërsa roma në vendin e gjashtë pret ndeshjen Parma - Sampdorian duke shpresuar ta ruajë vendin që fitoi pasi mundi Fiorentinën në Olimpico.
Por renditja do të ndryshojë sërish në fiundjavë. Tre ndeshje direkte: derbi i milanos që si gjithnjë do të jetë ndeshja që do të ketë vemendjen e të gjithëve, Lazio luan kunëdr Napolit, dhe Juventus pret Romës. Të gjithë këto takime luhen të dielën, deri atëherë trainerët e këtyre skuadrave nuk do të flenë të qetë.