Derbi i Milanos është në plan të parë dhe tashmë është koha e parashikimeve dhe gazzeta dello sport ka bërë sondazhin e saj. E përditëshmja sportive italiane ka anketuar 50 ekspertë të futbollit: trainerë, futbollistë, gazetarë, opinionistë televizivë madje edhe drejtues sportivë klubesh. Sipas traierëve të Serie A, kanë ndeshje do të përfundojë barazim, shohin më shumë ekuilibër mes dy skuadrave, për fatin se inter do të jetë e kujdeshshme që të mos lërë pikë edhe pse milan mund të jetë me e moptivuar pasi qëndron më poshtë në renditje. Ndërsa shumica e futbollistëve të pyetur ka thënë se do të fitojë Milan. Për momentin mendojnë se Milan është ekip që është lëshuar i gjithi drejt titullit dhe Ibrahimovic do të jetë futbollisti vendimtar në këtë ndeshje. Nje prej të aketuarve është edhe erjon bogdani i cili ka thënë se që para nisjes së kampionatit ka parashikuar Milanin kampion. Edhe gazetarët ish futbollistët dhe opinionistët kanë mendimin se fiton milan pasi është skuadër më në formë për momentin. Në një mesatare të kompanive ndërkombëtare të basteve rezulton inter fitues. Koeficienti për fitoren e zikaltërve është 2.58, barazimi 3.14 ndërsa fitorja e Milanit 2.77