Blog Archive

Browsing Archive: November, 2010

Real Madrid, Higuain do të mungojë

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Monday, November 29, 2010,

Gonzalo Higuain nuk do të luajë në ndeshjen e sotme Barcelona-Real Madrid. Sulmuesi argjentinas i Realit është parë dje duke çaluar në mbërritjen e ekipit të tij në Barcelonë dhe sot nuk ka kaluar dot provat mjekësore. Higuain mungoi edhe në ndeshjen e mesjavës Ajax-Real Madrid për shkak të një problemi muskular. Në këtë mënyrë, trajneri i Realit, Jose Mourinho, mendohet se do ta zëvendësojë lojtarin e dëmtuar me sulmuesin francez Karim Benzema, por nuk përjashto...

Continue reading ...
 

Petrov: Alonso është i paedukuar

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Thursday, November 18, 2010,
Piloti i Renault, i cili pengoi Alonson të fitonte titullin në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi duke e mbajtur prapa, sulmon spanjollin e Ferrarit duke e cilësuar “të paedukatë”. Në një intervistë të dhënë për spanjollen ‘Marca’, Petrov mbron qëndrimin e tij në pistë dhe mendon se nuk kishte pse të linte Alonson ta parakalonte. “Unë po bëja garën time dhe Alonso të tijën. Pilotimi është profesioni im dhe dua ta bëj sa më mirë që është e mundur...
Continue reading ...
 

Liverpool, dëmtohet Gerrard

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Thursday, November 18, 2010,
Kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, do të qëndrojë një muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë. Gerrard u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme miqësore që Anglia luajti ndaj Francës. Mjeku i Liverpool, Peter Brukner, tha: “Steven u dëmtua dje dhe vizitat e para tregojnë që nuk është një dëmtim i vogël. Mund të qëndrojë pa luajtur për 3 ose 4 javë.” Gerrard parashikohej të luante vetëm një orë ndaj Francës, por në fakt qëndroi në fushë gat...
Continue reading ...
 

Bulku: Fitojmë, pavarësisht mungesave

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Tuesday, November 16, 2010,
Mesfushori Ervin Bulku është shprehur mjaft optimist përpara miqësores që Shqipëria do të luajë me Maqedoninë, pavarësisht se skuadra është goditur nga një valë e madhe dëmtimesh. 29-vjeçari që militon në elitën e futbollit kroat me Hajdukun e Splitit ka deklaruar se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për ta fituar këtë ndeshje. “Besoj se jemi të aftë që ta fitojmë këtë miqësore përballë Maqedonisë, pavarësisht se kemi disa mungesa të rëndësishme...
Continue reading ...
 

Bizhdili në polici, goditi me tavëll duhani arbitrin

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 13, 2010,
LAC- Presidenti i Besës Nexhat Bizhdili ka goditur me një tavëll duhani arbitrin kryesor të ndeshjes Laçi-Besa Emirjon Sino. Takimi i zhvilluar të premten në fushën e Laçit ka përfunduar me fitoren 1-0 të vendasve, falë një goli të realizuar nga Shazivari në minutat shtesë. Kreu i klubit kavajas është nervozuar tej mase me gjyqtarin dhe i ka lëshuar një tavëll, e cilas sipas Federatës, e ka dëmtuar lehtë arbitrin Sino në pjesën poshtë syrit. Ndërkohë, Bizhdili ...
Continue reading ...
 

Seria A, tani komandon Milani

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Friday, November 12, 2010,
Ishte e paralajmëruar: ndeshjet e javës së 11 të serisë a do të ishin delikate për ekipet që zënë vendet e para në renditje. Dhe në fakt ashtu ka rezultuar. Pas ndeshjeve të djeshme që nga vendi i parë deri tek i gjashti skuadrat ndahen nga njëra tjetra vetëm nga një pikë. Kreu është përbysur. Lazio ka humbur ndaj Cesenas pas një supergoli të shënuar nga Parolo. Kjo humbje ka ndihnmuar Milanin që ka fituar me palermon 3-1 dhe pas dy vitesh e sheh veten e para në ren...
Continue reading ...
 

Parashikimet për Derbin e Milanos

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Friday, November 12, 2010,
Derbi i Milanos është në plan të parë dhe tashmë është koha e parashikimeve dhe gazzeta dello sport ka bërë sondazhin e saj. E përditëshmja sportive italiane ka anketuar 50 ekspertë të futbollit: trainerë, futbollistë, gazetarë, opinionistë televizivë madje edhe drejtues sportivë klubesh. Sipas traierëve të Serie A, kanë ndeshje do të përfundojë barazim, shohin më shumë ekuilibër mes dy skuadrave, për fatin se inter do të jetë e kujdeshshme që të mos lërë ...
Continue reading ...
 

Vettel: T’i hap rrugë Webberit? Do mendohem

Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Thursday, November 11, 2010,
Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, një nga aspirantët për fitimin e titullit botëror të Formula 1 e kaloi me shaka pyetjen që ka të bëjë me urdhrat e skuderisë. “Nëse je i pari, Webber i dyti dhe Alonso i treti, do i hapje rrugën shokut tënd të ekipit?” “Kam tre ditë kohë për tu menduar”, është përgjigjur piloti gjerman duke qeshur. Vettel është i treti në klasifikimin e kampionatit të Formula 1, i shkëputur 15 pikë nga kryesuesi Alonso (Ferrari) dhe 7 pi...
Continue reading ...
 
 

Translate This Page

Recent Posts