Sa e mundur është që të zgjerohet një univers (i treguar)? Deri në pafundësi, mund të thoshte James Cameron. Regjisori kthehet sërish në vëmendjen e mediave falë versionit të ri të filmit të tij të fundit, Avatar. Madje versionet janë tre dhe të pasuruara me përmbajtje të ndryshme speciale. Planeti i alienëve blu tani paraqitet më i rinovuar dhe shumëfishuar, duke treguar anë që nuk janë parë në versionin origjinal. Në fakt në versionin e dytë të filmit që është duke u përgatitur, Pandora do të tregojë anën nënujore të saj.