LONDËR- Pasuritë e mëdha jo gjithmonë ndërlidhen me arsimime të larta. Për këtë fakt, flet shembulli i disa prej njerëzve më të pasur të botës, të cilët kurrë nuk e kanë dashur shkollën. Në mesin e atyre që nuk kanë të përfunduar fakultetin është, për çudi, edhe njeriu më i pasur i globit. Bill Gates, themeluesi i gjigantit “Microsoft” dhe njeriu më i pasur i botës, nuk e ka të përfunduar fakultetin dhe megjithatë në arkën e tij ka 54 miliardë dollarë. Ai ka nisur studimet në Harvard, mirëpo i ndërpreu në momentin që filloi të merrej me biznes. “I admiroj studentët e sotëm, të cilët shkojnë në mënyra shumë më direkte drejt diplomave të tyre”, ka thënë Gates. “Për sa më përket mua, më vjen mirë që më quajtën studentin më të suksesshëm të Harvardit, i cili ka braktisur studimet. Sikur të ekzistonte një departament imi special në fakultet, supozoj se do të isha ai që në fund lexon përgjigjen.Në çdo rast, jam më i miri nga ata që kanë dështuar”,shprehet Gates. Nga ana tjetër, shefi i kompanisë “Oracle”, Larry Elison, është edhe një pasanik që ka braktisur studimet, në Universitetin e Chicagos. Të vetmin kualifikim akademik e ka titullin e ndërmarrësit të vitit, të cilin më 1990 e ka marrë nga Fakulteti i Ekonomisë në Harvard. Amansio Ortega, shefi i industrisë së modës “Zara” dhe i kompanisë “Insitex”, nuk ka arsimim të lartë, por zotëron 25 miliardë dollarë. Megjithatë, shumë shkolla të biznesit në mbarë botën kanë adoptuar modelin e tij të biznesit të aplikuar në “Inditex”. Edhe pronarja e zinxhirit tregtar “Wall Mart”, Cristy Wolton, është njëra prej pasanikeve që ka mbushur arkën e saj me 24 miliardë dollarë pa kryer shkollim të lartë.