Supermodelja Naomi Kampbell ka dalë përpara Gjykatës së Hagës si dëshmitare në gjyqin për krime lufte të ish – Presidentit të Liberisë, Çarls Tejlor. Gjatë marrjes në pyetje, modelja pranoi se ka marrë si dhuratë 2 apo 3 të ashtuquajturit “Diamantë të gjakut” pas një darke të organizuar nga Nelson Mandela në Afrikën e Jugut në vitin 1997. “Ishin disa gurë të vegjël dhe të pistë,- tha supermodelja duke se nuk kishte pasur asnjë dijeni për prejardhjen e tyre. Prokurorët e Hagës pretendojnë se përmes këtyre diamantëve, Tejlor ka financuar luftën civile në Sierra Leone. Por ish-presidenti mohon akuzat duke deklaruar se nuk ka shitur apo tregtuar diamantë në shkëmbim të armëve. Tejlor u arrestua në vitin 2006 dhe procesi në Hagë nisi një vit më vonë. Ai është deklaruar i pafajshëm për 11 akuza përfshi edhe ato për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjatë luftës civile në Sierra Leone gjatë viteve 1991-2002, ku humbën jetën 250 mijë persona.