Të hënën e 15 nëntorit bebeve VIP, i është shtuar edhe djali deputetit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Aroni, fruti i dashurisë së çifit Blend dhe Nora Klosi, ditën që ka ardhur në jetë ka peshuar plot 4kg e 200 gr, dhe gjatësia e tij ishte 55 cm, thuhet të ketë qenë fëmija më i gjatë i maternitetit. Emri i tij tingëllon shumë i veçantë, por për këtë na kanë dhënë një shpjegim të qenësishëm burime të afërta pranë çiftit. Aron, është emri i përmbysur i Norës, andaj Blendi ka zgjedhur t’i vërë djalit të tij të parë këtë emër në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje ndaj bashkëshortes.