Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 20, 2010
Ushtrimet adekuate janë të rëndësishme sikur edhe ushqimi i mirë. Për këtë është e rekomanduar trajnimi i forcës tri herë në javë, ushtrimet për bark dy deri në tri herë në javë dhe aerobik po kaq herë. Po ashtu ekzistojnë edhe disa parime themelore, dhe ato janë: pas ushtrimeve të një pjesë të trupit gjatë 48 të ardhme nuk guxoni që ta ushtroni përsëri atë pjesë. Një ditë duhet të jetë plotësisht e lirë, pa aktivitete fizike dhe trupi atëherë duhet të pushojë.