Shkaku u hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo bëni një sforcim fizik të pakontrolluar. Shenjat: I sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar; Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes; Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend; Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin; Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik; Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.