Shiatiku
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 20, 2010
Hernia diskale ose nervi shiatik është një sëmundje që prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë jastëku, apo disku të cilave u ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave, që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale. Dhimbjet e shkaktuara nga irritimi ose shtypja e nervit shiatik, i cili del nga shtylla kurrizore dhe shkon në pjesën e jashtme të këmbës. Karakterizohet nga dhimbja përgjatë rrugës së këtij nervi. Nervi shiatik është ai që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi, del nga një hernie diskale ndërmjet vertebrave lumbare 4 dhe 5 ose ndërmjet vertebrës së 5-të të lumbare dhe të parës sakrale L5 Sl jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesët ku kalon nervi.