Sëmundja
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 20, 2010
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t’ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera alternative. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme bimore.