November 29, 2010
 Tani është e mundur që të cosh akrepat prapa dhe të rinosh trupin, si edhe disa prej organeve të goditur nga sëmundjet.
Kështu thuhet në një studim të kryer te minjtë që plaken shpejt për shkak të një defekti gjenetik. Duke riaktivizuar një enzimë të rëndësishme, kafshët rinohen në total, organet që ishin në fazë degradimi marrin jetë.
Rezultati impresionues vjen nga një studim i ekipit të Ronald DePinho del Dana-Farber, në Cancer Institute në Boston.
Enzima që kryen të këtë proces rinimi të pilotuar, është Telomerasi, riparuese e ekstremitetit të kromozomeve (telomeri).
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
 ABS dieta është zgjidhje e vërtetë, nëse jeni të gatshëm që ta balanconi ushqimin dh aktivitetin fizik. Sipas këtij regjimi, të cilit duhet t’i përmbaheni secilin muaj është e lejuar përdorimi i 12 ushqimeve. Efektet janë evidente që në dy javët e para kur shkrihen deri në 12 kilogramë, ndërsa në dy javët vijuese do të humbni edhe 8 kilogramë. ABS dieta është e bazuar në ndërtimin e muskujve nëpërmjet trajnimeve të forcës, aerobik stërvitjeve dhe balansit t... Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Nëse keni vendosur për ABS dietën, rekomandohen gjashtë shujta në ditë, tetë gota ujë, ndërsa zgjidhje e mirë është edhe qumështi i payndyrshëm apo çaji i gjelbër. Alkooli është i lejuar vetëm në sasi të vogla, por nuk është i rekomanduar. Numërimi i kalorive është i ndaluar.
Në këtë dietë ka 12 ushqime që janë shumë të rekomanduara dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë:
- Arrat dhe produkte e ngjashme, si lajthitë
- Fasule
- Perimet e gjelbra
- Produktet m... Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Ushtrimet adekuate janë të rëndësishme sikur edhe ushqimi i mirë. Për këtë është e rekomanduar trajnimi i forcës tri herë në javë, ushtrimet për bark dy deri në tri herë në javë dhe aerobik po kaq herë. Po ashtu ekzistojnë edhe disa parime themelore, dhe ato janë: pas ushtrimeve të një pjesë të trupit gjatë 48 të ardhme nuk guxoni që ta ushtroni përsëri atë pjesë. Një ditë duhet të jetë plotësisht e lirë, pa aktivitete fizike dhe trupi atëherë duhet tÃ... Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
 Dhembjet e mesit, tërheqjet muskulore, artriti, reumatizmat dhe shiatiku janë të gjitha këto sëmundje që sot gjejnë trajtim mjekësor të specializuar. Përveç trajtimit me medikamente, shumë prej mjekëve nuk hezitojnë të këshillojnë trajtim edhe me bimë mjekësore. Një alternativë kjo lehtësisht e gjindshme dhe pa ndonjë kosto të lartë. Prandaj, për të gjitha sëmundjet e përmendura më lart aktualisht është bërë e mundur që të kurohen me bimë mjekësore. Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Ndrydhjet e kyçeve dhe tërheqjet muskulare janë dëmtime të muskujve dhe nyjeve artikulare, duke përfshirë dhe dhimbjet e shpinës. Shenjat janë dhimbje, të cilat vijnë zakonisht pas një aktiviteti fizik. Nyje apo gjymtyrë të ndrydhura. Nxirje ose mavijosje të këmbëve dhe të duarve. Në qoftë se dyshohet për frakturë, atëherë duhet t’i drejtoheni ortopedit dhe shërbimeve spitalore. Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Bimët që mund të përdoren, janë kimusi, e cila nxit qarkullimin e gjakut në zonën e interesuar dhe rigjeneron indin. Ka dhe veprim antispazmodik. Përdoret vaji esencial, i cili mund të hidhet në ujin e vaskës (jo më shumë se 5 pika) ose në 20 ml ujë hidhen 10 pika vaj dhe përzierja përdoret për të njomur kompresa, të cilat vendosen mbi zonën e interesuar. Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Ekzistojnë dy tipe kryesore artritesh, i pari është osteoartriti, i cili ka dhimbje, ënjtje të kyçeve dhe zakonisht vjen nga dëmtimi i kërcit. I dyti është artritireumatoid që është inflamacion i nyjeve të gjymtyrëve dhe kërkon trajtim profesional. Shenjat janë dhimbje dhe ngrirje e kyçeve, kërcitje në nyjet e gjymtyrëve, ënjtje dhe deformim i kyçeve, ënjtje simetrike, nyje të artikulacioneve të nxehta dhe që djegin, keqësohen në periudhën e ftohtë të dimrit. S... Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Bimët që përdoren, janë shelgu, që rekomandohet për ulje të temperaturës së lartë, kundër sëmundjes së reumatizmit kronik, përdoret edhe në sëmundjet nga të ftohtit dhe për të qetësuar dhimbjet nevralgjike. Ka veti qetësuese për ata që vuajnë nga pagjumësia, kryesisht në sëmundjen nevrastenike. Është e pasur me salicilate me veprim antiinflamator, shumë i dobishëm në fazën akute si dhe në dhimbjet muskulare. Merret një lugë me bimë të tharë e të grimcua... Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
November 20, 2010
Bimët që përdoren, janë rozmarina, e cila shërben si stimulues, analgjezik dhe ngrohës i muskujve nëpërmjet nxitjes së qarkullimit të gjakut në zonën e interesuar. Masazhoni zonën ku paraqitet dhimbja me vajin e rozmarinës, duke tretur 10 pika në 5 ml vaj luledielli. Si alternativë tjetër mund të përdorni vajin e lulebasanit ose çajin e hisopit, atë të eukaliptit, dëllinjës dhe timusit. Continue reading...
Posted by ~~super~~special~~summer~~.
|
|