Masazhet
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 20, 2010
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Në trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shëroheni përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka kërkon edhe vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.