Dhimbjet e mesit janë ndër dhimbjet më të shpeshta që shkaktohen nga muskujt e shtypur, disqet e kolonës së dëmtuar dhe problemet që paraqiten tek veshkat. Simptomat përfshijnë dhimbje, që mund të jenë të padurueshme, kronike apo shtrënguese. Disa studiues kanë vënë re që 80 për qind e njerëzve, së paku një herë gjatë jetës së tyre, do të ankohen nga dhimbjet e mesit. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luan faktori mekanik, nga mbajtja e trupit në pozicionin e papërshtatshëm gjatë ngritjeve të peshave ose nga një lëvizjet e sforcuar dhe e pa kontrolluar e kolonës. Këto veprime të dëmshme, po të ushtrohen për një kohë të gjatë në kolonën vertebrale, mund të ndodhë që disku të marrë një ngarkesë të madhe, e cila shpesh shkakton çarjen e diskut, hernie diskale ose dëmtim të kolonës vertebrale.