Bimët që përdoren, janë shelgu, që rekomandohet për ulje të temperaturës së lartë, kundër sëmundjes së reumatizmit kronik, përdoret edhe në sëmundjet nga të ftohtit dhe për të qetësuar dhimbjet nevralgjike. Ka veti qetësuese për ata që vuajnë nga pagjumësia, kryesisht në sëmundjen nevrastenike. Është e pasur me salicilate me veprim antiinflamator, shumë i dobishëm në fazën akute si dhe në dhimbjet muskulare. Merret një lugë me bimë të tharë e të grimcuar hidhet në një gotë ujë dhe zihet për 15 min. Çaji ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet 2-3 gota në ditë. Guta, e cila karakterizohet nga depozitimi i acidit urik në artikulacione dhe lidhet kryesisht me ekzagjerimet me dietën. Simptomat karakterizohen nga ënjtje (inflamacion), pezmatim kyçesh me dhimbje të forta, zakonisht prekin më shpesh gishtin e madh të këmbës. Bimët që përdoren, janë selinoja, e cila pastron acidin urik nga kyçet, shumë i dobishëm edhe në artrit. Merret në formën e çajit dhe përgatitet duke hedhur një lugë gjelle në 500 ml ujë të nxehtë ose kombinohet me tinkturë të bimëve të tjera. Nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë. Reumatizma Në këtë kategori futen sëmundjet që japin dhimbje muskulare. Mund të përfshijnë dhe pezmatimin e shtratit të muskulit ose mund të kenë si shkak ushtrimet e tepërta fizike. Simptomat përfshijnë dhimbjen, djegien dhe ngurtësinë e muskujve. Mund të lidhet dhe me intolerancë nga ushqimi ose dëmtimet traumatike.