ABS dieta është zgjidhje e vërtetë, nëse jeni të gatshëm që ta balanconi ushqimin dh aktivitetin fizik. Sipas këtij regjimi, të cilit duhet t’i përmbaheni secilin muaj është e lejuar përdorimi i 12 ushqimeve. Efektet janë evidente që në dy javët e para kur shkrihen deri në 12 kilogramë, ndërsa në dy javët vijuese do të humbni edhe 8 kilogramë. ABS dieta është e bazuar në ndërtimin e muskujve nëpërmjet trajnimeve të forcës, aerobik stërvitjeve dhe balansit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Nutricionistët pohojnë që është e shëndetshme dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin pasi që ofron vitaminat e nevojshme, mineralet dhe fibrat, ndërsa stimulon forcimin e muskujve dhe djegien e dhjamit trupor.