12 ushqimet e lejuara
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 20, 2010
Nëse keni vendosur për ABS dietën, rekomandohen gjashtë shujta në ditë, tetë gota ujë, ndërsa zgjidhje e mirë është edhe qumështi i payndyrshëm apo çaji i gjelbër. Alkooli është i lejuar vetëm në sasi të vogla, por nuk është i rekomanduar. Numërimi i kalorive është i ndaluar.
Në këtë dietë ka 12 ushqime që janë shumë të rekomanduara dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë:
- Arrat dhe produkte e ngjashme, si lajthitë
- Fasule
- Perimet e gjelbra
- Produktet me vlera të ulëta energjetike
- Drithërat që përdoren në mëngjes dhe përzihen me qumësht
- Vezët
- Mishi i payndyrshëm, gjeldeti, pula, peshku dhe mish lope
- Gjalpë nga kikirikë
- Vaj ulliri
- Bukë dhe produktet e tjera nga drithërat
- Proteinat në pluhur
- Boronica
Ushqimet tjera që mund të konsumohen shpesh janë: mollët, avokado, bananet, orizi integral, proshuta, gjalpi, lëngjet pa sheqer, hudhra, kërpudhat, pjepri, makaronat, pjeshkë, kikirikë, bizelja, speci, kokoshkat, vaji nga susami, guacat, supa, farat e lulediellit, patatja e ëmbël, domatja. Me këtë regjim të ushqimit janë të rekomanduara edhe ushtrimet.