Shigjetari është njëra prej shenjave me energjike dhe me pozitive. Viti 2010 do të jetë një vit i sukseseve të mëdha, por edhe i zhgënjimeve. Ky vit do të jetë një vit ku do të shijoni sukseset tuaja në punë dhe në karrierë. Megjithatë, duhet të jeni më të bindur në arritjen e qëllimeve tuaja. Nëse merreni me biznes, intensifikojeni atë në pjesën e dytë të këtij viti. Do t’i shihni edhe vetë përfitimet financiare. Në dashuri notë negative kanë marrë çiftet e martuara. Për studentët dhe nxënësit do të ketë kohë më të mirë, sidomos për ata që studjojnë elektronikën. Shëndeti do të jetë shumë i mirë pasi që kjo shenjë nuk është e prirë për të pasur probleme shëndetësore.