Luani është mbret i malit të vet dhe nga shenjat e tjera kjo shenjë ka dukje aristokratike. Për vitin 2010, luani do të marrë lajme të mira – shumica do të vinë nga fqinjët e tij. Sa i përketë punës, luanët gjithmonë adhurojnë vendpunimet e tyre. Por, është momenti që të mendoni për të investuar. Pse jo të mendoni për të ngritur një parandori të vogël. Në dashuri do të ketë probleme vetëm për të martuarit. Karakteri i kësaj shenje është i këtillë. Megjithatë, do i rregulloni ato ngadalë! Dhjetori do të jetë një muaj perfekt për beqarët. Studentët dhe nxënësit do jenë ata që do përballen më se keqi nga kjo shenjë, pasi do u mungojnë rezultatet. Shëndeti do të përcillet me dhimbje të eshtrave, kështu që kujdes!