Horoskopi i dashit gjatë vitit 2010 ka shumë gjëra pozitive. Në përgjithësi kjo shenjë është shenjë e guximshme. Disa nga parashikimet tregojnë se Viti i Ri do ju sjellë arritje të reja, por nuk do të jenë më të mëdha sesa ato që i keni pasur gjatë këtij viti. Shumica e personave të lindur në shenjën e dashit, të cilët janë në punë, do të kënaqen me jetën e tyre profesionale. Muajt e parë do të jenë paksa të rëndë, por suksesi do të shihet në gjysmën e dytë të vitit. Yjet i sugjerojnë kësaj shenje të mos i ndërrojë punët. Sa i përketë jetës sentimentale dhe asaj familjare, personat e lindur në këtë shenjë do të përmirësojnë jetën e dashurisë në pjesën e dytë të këtij viti. Nga ana e ngritjes profesionale shumë studentë në këtë shenjë do të kenë suksese të mëdha. Kurse shëndeti do të jetë i mirë.