Mirash Pali, 40 vjeç, u ekzekutua rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, pak metra, larg burgut 313. (UPDATE) Trupi i Palit u gjet nga kalimtarët në afërsi të automjetit të tij. Viktima me origjinë nga Kukësi, kishte disa vite që banonte me qera në Tiranë. Policia dyshon se ekzekutimi i tij ka motiv hakmarrjen, por ajo tha se ende po punohet për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes dhe të trupit të viktimës u ekzaminuan një mori fishekësh, prej të cilave një pjesë e tyre kishin përfunduar në trupin e viktimës duke e lënë atë të vdekur në vend. Autori i krimit e ka qëlluar në afërsi Mirash Palin dhe më pas është larguar. Policia e kryeqytetit ka shoqëruar një numër të madh personash që ishin në rrugën Jordan Misja në momentin që ndodhi edhe vrasja.