
Një oficer policie humbi jetën teksa drejtonte një pikë kontrolli prej tetë policësh në autostraden Durrës-Tiranë.
Një automjet me targa të huaja nuk i ka ndaluar policisë, ndërkohë që e ka goditur oficerin Pajtim Alsafa, 29 vjec, me “BMW”-në e tij, të cilën po e drejtonte me një shpejtësi që rezulton të ketë qenë të paktën 100 km në orë.
Oficeri humbi jetën ndërsa iu drejtua Spitalit Ushtarak të Tiranës. Policia sqaroi në lidhje me ngjarjen se, policët ishin të vendosur në një ambjent të ndriçuar pranë një pike karburanti, në vendin e quajtur Qafë Kashar.
Përgjegjësi i pikës së kontrollit që gjeti dhe vdekjen kishte marrë masa për vendosjen e gjithë sinjalistikës së nevojshme.