
Pas një ore shkëmbim zjarri, forcat speciale Renea, dhe policia e Shkodrës arrestoi në fshatin Hajmel të Shkodrës, Gjovalin Kolën 51 vjeç që kërkohej prej 10 vjetësh nga drejtësia shqiptare. (UPDATE)
Kola në vitin 2000 vrau komshiun e tij dhe i plagosi të vëllain. Shkak i kësaj vrasjeje ka qenë dëmtimi i hardhisë.
Zëdhënësja e policisë së Shkodrës tha se Gjovalin Kolës iu bë thirrje për tu dorëzuar, por ai u kundërpërgjigj me armë zjarri.
Gjovalin Kola mbahej në survejim prej dy muajsh nga policia, derisa u realizua edhe aksioni për arrestimin e tij.
I arrestuari do të perballet përveç akuzave të “Vrasjes me dashje”, dhe “Plagosjes së rëndë”, edhe për armëmbajtje pa leje, si edhe për kundërshtim me armë zjarri ndaj forcave policore.