NATO, Berisha: Shqipëria do të rrisë kontributin në Afganistan
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Sunday, November 21, 2010

Në Samitin e NATO –s, Kryeministri Berisha garantoi aleatët se Shqipëria do të qëndrojë në Afganistan aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe se do të rrisë kontributin në këtë vend. Në takimin e zhvilluar paradite në Lisbonë për Afganistanin, Kryeministri Berisha, përshëndeti në fjalën e tij progresin e shënuar gjatë kësaj periudhe në Afganistan dhe vlerësoi se procesi i demokratizimit të këtij vendi është një ndër çështjet më të rëndësishme për t’u zgjidhur. Ndërsa në mesditë, u zhvillua dhe një takim i Kartës së Adriatikut (A 5) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku morën pjesë kryeministri Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ai i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Presidentët e Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Kryeministri i Malit të Zi. Në takim tre vendet e A 5 jo anëtare të Natos shprehen vlerësimin për kontributin dhe mbështetjen që Shqipëria dhe Kroacia po i japin prespektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarsimin e tyre në Nato dhe falenderuan Kryeministrin Berisha dhe Presidentin e Kroacisë për ndihmën që këto dy vende i japin përpjekjeve të tyre për anëtarsim si dhe aspiratës së rajonit për integrimin euro – atlantik. Në takim u rikonfirmua vendosmëria për politikën e dyerve të hapura për A 5 duke shpresuar që në të ardhmen edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë këtij forumi të rëndësishëm. Në samitin e Lisbonës, Kryeministri Berisha u takua me Presidentin Amerikan, Barak Obama, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO –s, Anders Fog Rasmusen, Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, Kryeministrin Italian Silvio Berluskoni, Kryeministrin e Belgjikës Iv Lëterm, Presidentin e Komisionit Europian Manuel Barroso, Presidentin e Këshillit të Europës, Van Rompoi, Kryeministrin Britanik, Devid Kamerun, atë të Spanjës, Zapatero, Presidentin Çek Vaclav Klaus, Ministrin e Jashtëm Italian, Franko Fratini e mjaft udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të NATO –s
.jpg)

