Një pjesë e banorëve të Orikumit dhe forcat speciale të policisë në Vlorë dhe në Fier, janë përplasur dhunshëm sot në nisje të një proteste të paralajmëruar. Banoret e Orikumit kishin njoftuar per mbajtjen e nje proteste ne oren 7:00 te mengjesit por policia kishte dale ne rruge per te mos lejuar askënd te bllokonte rrugen. 20 minuta me vone banoret protestes u ndalen ne uren e Izvorit dhe ne kete vend ka nisur perleshja. Grupi protestuesve ka qelluar me gure dhe derrasa mbi policine duke plagosur disa prej tyre. Qindra police kane nderhyre me force dhe per pasoje 15 persona jane arrestuar. Forcat e rendit kane bllokuar pikat kyce per te mos lejuar rimbledhjen e protestuesve. Nderkohe nje pjese e te rinjve te Dukatit dhe te Orikumit jane drejtuar rruges se Llogorase per te bllokuar kete segment rrugor ne kerkese per lirimin e te arrestuarve. Banoret i jane drejtuar malit te Karabrunit ku dhe atje jane shoqeruar nga policia speciale per te mos lejuar qe te bllokohet ky aks. Por dhe ketu perplasja me te rinjet e Dukatit nuk eshte shmangur. Protestuesit kane nisur te godasin me gore policet qe ndodheshin ne pjesen e poshtme te malit. Nga policia jane degjuar dhe te shtena armesh si dhe jane hedhur bomba me gaz lotsjelles per te shperndare te rinjte e Dukatit. Protestuesit qendruan per nje kohe te gjate ne mal duke kerkuar lirimin e personave te arrestuar gjate protestes.