jë punëtor shqiptar ka humbur jetën në një aksident në ambjentet e punës, në Ravena të Italisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi, në provincën e Cervias. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, shtetasi shqiptar humbi jetën pasi u godit në kokë nga ganxha e një makinerie, me të cilën po lëvizte një ngarkesë. Ndërhyrjet e kolegëve të tij dhe thirrja e mjekëve për ta shpëtuar kanë qenë të kota.