Republika Irlandeze po bëhet gati të publikojë më shumë detaje rreth buxhetit të saj të ashpër anti-krizë. Ministri i Financave, Brian Lenihan po planifikon ta nisë atë me 6 miliardë euro kursim nga shkurtimi i shpenzimeve, në kuadër të buxhetit më të fortë të historisë së vendit. Ky veprim është pjesë e një marrëveshjeje për të siguruar 85 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por pozita e dobët e partisë në pushtet Fianna Fail mund të bëjë që votimi në Parlament të dështojë. Nëse buxheti miratohet nga Parlamenti, atëherë ai do të sjellë marrjen e pjesës së parë të ndihmës nga BE dhe FMN.