Berisha sulmon ashpër Ramën
Posted by ~~super~~special~~summer~~ on Saturday, November 13, 2010
Kryeministri Sali Berisha sulmon nga Lezha kreun e opozites Edi Rama, duke deklaruar se duhet të kërkojë falje se ka dashur dështimin e qeverisë me liberalizimin e vizave.
“Donin me cdo kusht që për të ndëshkuar Berishën, të ndëshkonin secilin prej jush. Ndaj e ftoj sot Ramën t’i kërkojë të falur cdo shqiptari”, tha Berisha.
Duke iu referuar propozimeve te bera nga kreu socialist nje dite me parë, Berisha u shpreh se mazhoranca nuk do të pranojë asnjë oferte të opozitës që del mbi vendimet e gjykatave dhe Kushtetuten.
“Axhenda e kësaj qeverie janë qytetarët. Interesi jetik ishin vizat, dhe tani në axhendën time janë rrogat. Unë e respektoj opozitën por nuk mund të përkulem para interesave jetike dhe nuk mund të dhunoj interesin e vendit. Zgjedhjet po vijnë do të jenë të lira dhe te ndershme. Kam besim se qytetarët e Tiranës do t’i japin Ramës atë që meriton”, tha Berisha.
.jpg)

