VLORE- Ambasadorja e Britanisë, Fiona Mcllwham i bën apel politikës shqiptare të lerë mënjanë interesat partiake dhe të bashkëpunojnë në interes të integrimit të vendit. Duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për reforma për të përfituar statusin kandidat për integrimin në BE, ambasadorja britanike tha se raporti i Komisioni Europian foli qartë për hapat që duhen hedhur. “Statusi kandidat nuk është thjesht kalim ligjesh apo mbushje formularësh. Raporti i KE foli qartë se c’duhet bërë. Shqipërisë i duhen reforma dhe për këtë palët duhet të punojnë bashkë.” u shpreh Ambasadorja Britanike. Deklarata e saj erdhi gjatë fjalimit në Forumin për Dialogun Ndërkombëtar në qytetin e Vlorës.