Ngjyra, zhurma, lojë me muzikën. Emocione të forta shkaktojnë fishekzjarret aq të dashura ne momentin e festimeve të rëndësishme. Po pak persona e dinë se pasi shpërthejnë mbetjet e fishekzjarreve bien në tokë dhe janë të rrezikshme për njerëzit. Ndërsa bien mbetjet shpërbëhen në pjesëza metalike mikroskopike. Ato bien mbi fytyrat e admiruesve të fishekzjarreve të cilët nuk e heqin vështrimin nga qielli për të mos humbur spektaklin.Sa më shumë shfaqje piroteknike me efekte speciale, aq më shumë pjesëza metalike bien në tokë, duke përfunduar në mushkëritë e njerëzve. Ja disa substanca që përfundojnë në mushkëri: Potasiumi, barium, oksid karboni, plumb dhe zink.